Grupi i Kondovës kryen detyra policore në Saraj
Albeu.com
Kryetari i Forumit Rinor të BDI-së, dhe kandidat për deputet, Hisen Xhemaili, kërkon sqarime nga policia nëse ndjekja dhe marrja në biseda informative e qytetarët nga ky grup miratohen nga MPB.Kryetari i Forumit Rinor të BDI-së, dhe kandidat për deputet, Hisen Xhemaili, sot përmes një deklarate për shtyp kërkon sqarime nga ministrja e punëve të brendshme, Gordana Jankullovska për rolin e grupit të Kondovës dhe njësitit policorë ALFA në komunën e Sarajit.
Xhemaili njofton policinë se anëtarët e grupit të Kondovës ndjekin dhe ftojnë në biseda informative qytetarët e Sarajit. "Vallë ndoshta pjesëtarët e policisë, janë sigurim i disa personave nga grupi i përmendur, apo i’u ndihmojnë atyre gjatë kryerjesë së detyrave të tyre speciale, për të cilët ne nuk dimë", pyet publikisht Xhemaili.

Sipas tij, për incidentet zgjedhore, minsitra Jankullovska, nuk duhet të fshihet pas deklaratave se qytetarët nuk i paraqesin këto raste. "A do të thotë kjo se Ministria e Brendshme nuk ka obligim të zbulojë dhe pengojë në kohë veprimet destructive të individëve dhe grupeve", pyet Xhemaili.

Ai kërkon ndihmën e institucioneve ndërkombëtare që të ndihmojnë për qartësimin e disa paqartësive rreth mënyrës së funskionimit të disa strukturave të policisë. "Nuk duhet të krijohet huti në mesin e popullatës shqiptare dhe të mos fitohet ndoshta edhe përshtypje e gabuar, se kjo ministri përdor standard tjetër ndaj shqiptarëve", konstatohet në deklaratë.

BDI kërkon nga policia që ndërmerë masa preventive që mos të përsëriten sulmet ndaj shatbeve zgjedhore, ashtu siç kishte ndodhur mbrëmë në fshatin Banjicë të Gostivarit.

Xhemaili nuk kërkon përgjigje nga PDSH sepse krerët e saj janë të zënë duke numëruar sukseset e tyre të qeverisjes. Si suksese më të mëdha të PDSH, Xhemaili përmend ndërtimin e Kryqit në Vodnome mjete edhe të muslimanëve dhe ratifikimin e marrëveshjesë midis Shkupit dhe Beogradit, për kufirin me Kosovën. "PDSH ka shumë suksese të tilla, që kulminuan me aksionin e suksesshëm” në Brodec, siç e vlerësuan vet kryesusit e kësaj partie", thotë ai. (Alsat)
Shtuar më 24/05/2008, ora 01:54
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori