Grupi i Blushit: Rama mos rikandidoje
Albeu.com
Edi Rama do të përballet në Kongresin e Partisë Socialiste me 29 gusht me kërkesën e disa anëtarëve të Kryesisë së Partisë Socialiste për mos kandidimin e tij kur humb zgjedhjet.Ky është thelbi i platformës që deputetët e mbështetësve të Ben Blushit në Partinë Socialiste kanë përgatitur në projektin për ndryshime në statut, projekt ky i cili i jep më tepër rol Kongresit. Sipas kësaj platformë, kryetari i Partisë Socialiste duhet të jetë në listën e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e përgjithshme ndërkohë që nëse kjo forcë nuk fiton zgjedhjet kryetari i saj nuk duhet të rinkandidojë për një mandat tjetër. Këto janë dy pikat kryesore ky mbështetet paketa Blushi për ndryshime në statutin e PS-së, dhe që do paraqitet për miratim në kongresin e 29 gushtit. Grupi mbështetës i Blushit ka përgatitur projektin ku synohet që vendimarrja të mos jetë më e përqëndruar vetëm në duart e kryetarit, por në forumet e larta drejtuese.
Shtuar më 14/08/2009, ora 02:05
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori