Tha se është super politikan, zbulohet emri që Meta i ka propozuar Berishës për kryetar të Këshillit Bashkiak të Tiranës

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe kreu i PD-së, Sali Berisha u takuan dje më shumë se 30 minuta në selinë blu për të finalizuar marrëveshjen e bashkëpunimit mes tyre për zgjedhjet e ardhshme lokale të 14 majit.

Në përfundim të takimit, Meta i ka propozuar Berishës një emër për kryetar të Këshillit Bashkiak të Tiranës, por pa e thënë publikisht se cili emër është.

Balkanweb mëson se Meta ka propozuar pikërisht emrin e tij si kryetar i “Parlamentit të Tiranës”.

Siç tha edhe publikisht Meta, emri i tij është pritur shumë mirë nga Berisha./bw