Grup pune per rastin e Sopotit
Albeu.com
Në afat prej gjashtë ditëve të formohet grup punues, i cili në periudhë konkretisht të definuar kohore lidhur me rastin e Sopotit duhet t'i mbledh të gjitha rgumentet në interes të së vërtetës dhe drejtësisë dhe t'i parashtrojë në formë të raportit.Ky është konkluzioni nga senaca e sotme e Komisionit të përhershëm anketues për mbrojtjen dhe liritë e drejtave të qytetarëve, i cili me iniciativë të grupit të deputetëve të Demokracisë së Re debatoi për rastin "Sopot".

Në këtë rast janë dënuar 13 persona me burg të përgjithshëm prej 156 vjet, lidhur me shpërthimin e minës në vitin 2003 në rrugën drejtë Sopotit, me ç'rast humbën jetën dy pjesëtarë të kontingjentit polak të NATO-s, ndërsa rëndë u lëndua një shtetas i Maqedonisë.

Deputetët Safeti Neziri nga BDI-ja dhe Imer Selmani dhe Abedin Zymberi nga DR-ja në seancë, ku mori pjesë edhe avokati i popullit Izet Memeti dhe farefisët e të dënuarve, u prononcuan se rasti i Sopotit është rast i montuar, i cili bazohet vetëm në deklaratë të dëshimtarit kryesor Ramadan Bajrami, e cila ka qenë e dhënë nën presion të policisë.

Avokati i popullit Memeti, në atë kohë ministër i Drejtësisë, potencoi se me formimin e grupit punues, i cili do t'i hetojë të gjitha argumentet, do të hiqet një herë e përgjithmonë dyshimi lidhur me rastin e Sopotit.

"Nëse për një vendim, le të jetë edhe gjyqësor, apo çfarëdo tjetër, ose për njërën mëynyrë të veprimit të një organi të caktuar rriten tensionet ose emocionet edhe në bazë nacionale, kjo nuk është mirë për shoqërinë. Për këtë shkak duhet sa më shpejtë të ndriçohet dyshimet", tha Memeti. (lajm)
Shtuar më 07/07/2009, ora 15:18
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori