Grup i posacem per hetimin e sulmit ne Mitrovice
Albeu.com
Një grup i posaçëm është ngritur nga Policia e Kosovës për hetimin e ngjarjës së ndodhur para dy ditësh në Mitrovicë, ku humbi jetën një person dhe u plagosën 11 të tjerë.
Hetimi do të ndërmerret nga agjentët e krimeve të rënda, dhe do të monitorohet nga EULEX-i. Ndërkohë, Policia e Kosovës dhe EULEX-i kanë shtuar masat e sigurisë në qytetin verior. Lidhur me situatën në Mitrovicë janë takuar dje komandanti i trupave të KFOR-it, Markus Bentler dhe ministri serb Goran Bogdanoviç, të cilët janë shprehur njëzëri se është e nevojshme të ruhet qetësia.
Shtuar më 04/07/2010, ora 14:06
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori