Ekzekutohet në atentat biznesmeni nga Shkodra
Gruevskit i kanoset denim prej 5 viteve
Albeu.com
Mosrespektimin e vendimit të gjykatës kushtetuese nga ana e Qeverisë dhe Ministrisë së kulturës, juristët e vlerësojnë si papërgjegjësi dhe joseriozitet në udhëheqjen e një shteti.Avokati Osman Kadriu thotë se sipas kodit penal, për mosrespektim të kushtetutës dënimet sillen prej 3 deri 5 vite, dënim i cili ju kanoset edhe mosrespektuesve të vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me vendimin për ndërprerjen e punëve në projektet e Shkupit 2014.

“Vendimi i gjykatës kushtetuese ishte mjaft i qartë. Ajo konstatoi se vendimet e komunës Qendër nuk janë në përputhje me ligjet dhe për këtë arsye një pjesë të projektit ‘Shkup 2014’ u vlerësua si antikushtetuese”, tha Osman Kadriu, jursit.

Ai gjithashtu shtoi se me shpalljen e këtij vendimi në gazetën zyrtare, aktivitetet e këtij projekti duhet të ndalen. “Punët në ato objekte të cilat gjykata kushtetuese i ka vlerësuar si antiligjore duhet të ndërpriten menjëherë pasi që vendimi i gjykatës është i plotfuqishëm dhe sipas saj këto objekte nuk kanë status juridik me ç’rast vlerësohen si ndërtime të egra”, tha Kadriu, i cili shtoi se Qeveria duhet të tregojë përgjegjësi për këtë çështje dhe duhet t’i respekton vendimet e gjykatës kushtetuese.

Burime partiake në LSDM thonë se “kur të vijnë në pushtet” seriozisht do ta shqyrtojnë mundësinë për të duar përgjegjësit për mosrespektimin e këtij vendimi. si përgjegjës në LSDM për këtë i konsiderojnë kryeministrin Nikolla Gruevski, ministren Elizabeta Kan;veska dhe kryetarin e komunës Qendër, Nikolla Todoroviq.

Nga Demokracia e Re (DR), thonë që kjo Qeveri do të mbahet mend si një e tillë e cila nuk ka respektuar shumë ligje të Maqedonisë. “DR-ja çdo herë ka mbajt qëndrim që nuk duhet të bëhen këso lloj projektesh të cilat prishin marrëdhëniet ndëretnike. Ndërkaq me veprimet e fundit të Qeverisë e cila nuk i respekton as edhe vendimet e gjykatës kushtetuese por vazhdon të krijojë një situatë tensionuese në vend, gjithnjë do të mbahet mend si një Qeveri e cila ka shkelur shumë ligje të vendit”, tha Arjanit Hoxha, zëdhënës i DR-së. Ndërkaq gjatë ditës së mërkurë Gjykata kushtetuese hodhi poshtë vendimin e komunës Qendër, me të cilin ishte plotësuar plani urbanistik në qytetin e Shkupit, gjegjësisht projekti “Shkupi 2014” në të cilin është paraparë që përveç përmendoret që shumica prej tyre tani më janë vendosur të ndërtohen gjithsej 19 objekte, në të cilat hynë garazhet me kate, ndërtesa e gjykatës kushtetuese, arkiva shtetërore, prokurorisë dhe ndërtimi i një hoteli. (lajm)
Shtuar më 04/07/2010, ora 14:13
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori