Gruevski serish shpreh dashurine ndaj PDSH-se
Albeu.com
"Kuptohet se PDSH është partner i preferuar për qeverinë e ardhshme. Madje kjo parti kohët e fundit ka filluar të përmirësojë pozitën dhe besojmë se do të dalë shumë mirë në zgjedhje", ka theksuar Gruevski.Kryeministri i Maqedonisë, njëherësh edhe kryetar i partisë më të madhe maqedonase VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski në një intervistë për emisionin e së hënës "X-0" të televizionit Kanal 5, ka konfirmuar se partner i preferuar për koalicionin e ardhshëm qeveritar është Partia Demokratike Shqiptare e Menduh Thaçit.
"Kuptohet se PDSH është partner i preferuar për qeverinë e ardhshme. Madje kjo parti kohët e fundit ka filluar të përmirësojë pozitën dhe besojmë se do të dalë shumë mirë në zgjedhje", ka theksuar Gruevski.
Kjo është deklarata e dytë publike e kryeministrit Nikolla Gruevski rreth koalicionimeve për qeverinë e ardhshme. Deklaratë të njëjtë kryeministri Gruevski bëri para dy muajve, me çka menjëherë reagoi kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.
Shtuar më 28/05/2008, ora 08:54
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori