Gruevski: S’ka asgjë të re as rreth emrit as rreth Kosovës
Albeu.com
Nuk ndryshojnë pozicionet e kreut shtetëror të Maqedonisë sa i përket kontestit rreth emrit me Greqinë.Nuk ndryshojnë pozicionet e kreut shtetëror të Maqedonisë sa i përket kontestit rreth emrit me Greqinë.
Si rezultat i kësaj, kryeministri Gruevski deklaroi se nuk ka qenë e nevojshme që në prag të Asamblesë Parlamentare të Kombeve të Bashkuara kreu shtetëror i Maqedonisë të ulet në tavolinë për t'i harmonizuar qëndrimet rreth kësaj çështje.
"Ne jemi takuar shumë herë deri tani, kështu që qëndrimi ynë është i pastër si loti. Të gjithë e dimë mirë, ashtu që nuk kishte nevojë të takohemi sërish, meqë vërtetë shumë herë i kemi paraqitur qëndrimet dhe shumë herë i kemi përsëritur ato. Sikurse të na zgjonit në cilëndo orë të mëngjesit do t’i citonim saktë çka dëshiron i pari dhe çka dëshiron i dyti. Kjo është kjo. Nuk ka ndryshime në pozicione", tha sot kryeministri Nikolla Gruevski.
Kryeministri Gruevski edhe njëherë ripërsëriti frazën tanimë të njohur sa i përket njohjes së Kosovës.
"Qeveria e ndjek këtë proces me vëmendje dhe veprojmë në bazë të interesave shtetërore të Republikës së Maqedonisë. Në komunikim jemi me të gjithë partnerët tanë nga NATO-ja dhe Bashkimi Europian, kështu që në rast se dikur do të ketë diçka të re do t'u njoftoj. Tani për tani nuk kemi asgjë të re", Gruevski.
I pyetur se do të takohet apo jo me partnerin e tij të koalicionit, liderin e partisë së koalicionit, Ali Ahmeti, për të biseduar rreth kësaj teme, Gruevski tha se nuk mund të njoftoj asgjë.
"Nuk do të kisha mundur asgjë t'ju njoftoj në këtë temë", u shpreh Gruevski.
Ndërkohë të shtunën Partia Demokratike Shqiptare edhe një herë ka kërkuar nga Kuvendi i Maqedonisë që urgjentisht në rend dite të vendoset propozim - rezoluta e partisë për njohjen sa më të shpejtë të pavarësisë së Kosovës. Ndërsa Bashkimi Demokratik për Integrim ka bërë të ditur se njohja e shtetit të Kosovës do të ndodh së shpejti por këtë çështje nuk e lidh për afate kohore.

Bedri Rexhallari, alsat
Shtuar më 21/09/2008, ora 23:00
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori