Gruevski: Po na pret “ferri” nderkombetar
Pëlqej
Albeu.com
E ndërsa mosmarrëveshjet lidhur me çështjen e emrit të Maqedonisë vazhdojnë jo vetëm me fqinjin grek, por edhe me grupimet e brendshme në vend, një tjetër presion duket se ushtrohet ndaj Shkupit zyrtar nga ndërkombëtarët.Këtë e ka deklaruar vetë kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski, sipas të cilit, ditët në vazhdim do të jenë një ferr i vërtetë për Shkupin zyrtar. Duke ju përgjigjur gazetarëve vendas, lidhur me 100 ditët e para të qeverisë, Gruevski theksoi se kërkesat e Greqisë nuk kanë të bëjnë vetëm me ndryshimin e emrit të shtetit, por edhe të nacionalitetit dhe gjuhës, që do të verifikohej edhe me ndryshimin e pasaportave. Ai pohoi se Maqedonia pret një trysni të fuqishme nga bashkësia ndërkombëtare gjatë 40 ditëve të ardhshme, para takimit të Bashkimit Evropian, për gjetjen e zgjidhjes për emrin me Greqinë. "Nëse Greqia e pranon propozimin e fundit të Nimicit, që është pak e besueshme, meqë ka shumë vërejtje, si dhe nëse propozimi pranohet nga opozita maqedonase, atëherë ne do të ofrojmë referendum, e atëherë edhe Qeveria do ta tregojë qëndrimin e saj", theksoi Gruevski.


"E gabuar është pikëpamja të cilën e përfaqësojnë disa rreth nesh, se nëse ne bëjmë lëshime lidhur me çështjen e emrit, atëherë Greqia do të tërhiqet lidhur me çështjen e nacionalitetit dhe gjuhës dhe për çështjen e pasaportave. Nuk ka as shenja më të vogla, si zyrtare, ashtu edhe jozyrtare, se pala greke do të mund të bënte hap prapa lidhur me këto çështje. Përkundrazi, Greqia mbetet në kërkesat e saj dhe dëshiron fitore, jo vetëm në kontestin për emrin, por edhe për tërë pakon e çështjeve të ngjashme", shton Gruevski.
Shtuar më 03/11/2008, ora 22:59
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori