Gruevski optimist per viziten e Nimic
Albeu.com
Kryeministri Nikolla Gruevski ka theksuar se pret që ndërmjetësi i OKB-së, Metju Nimiç gjatë vizitës në Shkup në fund të muajit të bëjë diçka në lidhje me çështjen e emrit.
“Presim që ndërmjetësi Nimiç që gjatë qëndrimit të tij më 23 dhe 24 shkurt në Athinë dhe Shkup të jap ide të reja dhe mundësi për tejkalimin e kontestit të emrit me Greqinë, për shkak se kjo çështje po bllokon integrimet evroatlantike dhe evropiane. Ardhja e tij po pritet me optimizëm dhe me shpresë se do të ketë lëvizje drejt zgjidhjes së këtij kontesti”, ka theksuar Gruevski. Ai ka përsëritur qëndrimin se Maqedonia dëshiron të gjejë zgjidhje, por e cila nuk do të vendos në pikëpyetje identitetin e maqedonasve. Nimiç vjen në rajon me ftesë të qeverive të Shkupit dhe Athinës.
Shtuar më 14/02/2010, ora 20:20
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori