Gruevski nuk pret tensione nderetnike ne Maqedoni
Albeu.com
Kryeministri Nikolla Gruevski nuk pret që në Maqedoni të ketë tensione ndërtentike nëse nuk zgjidhet kontesti rreth emrit me Greqinë ashtu siç ka deklaruar ambasadori i Bashkimit Evropian, Ervan Fuere.
Këtë kryeministri Gruevski e deklaroi pas takimit me kryeministrin e Cekisë, Jan Fisher, nga i cili mori mbështetjen për integrimin e shpejt të Maqedonisë në strukturat euroatlantike.
“Nuk pres se dicka e tillë do të ndodh pasi kjo vetëm sa do t'i ngadalsonte bisedimet. Nuk ka logjikë që dicka e tillë të ndodh. Nëse dëshirohet që në këtë mënyrë të arrihet cfardo qoftë progresi, mendoj se do të arrihej e kundërta e progresit, andaj edhe nuk e shoh të logjikshme që dicka e tillë të ndodh”, delaroi kryeministri Guevski.
Edhe kryeministri cek Fisher tha e nuk beson se mund të vie deri te tensionimi i marrëdhënieve ndërentike pasi një gjë e tillë sipas tij do të ishte skenar dramatik. Kryeministri cek tha se vendi i tij do të vazhdoj ti jap mbështetje Maqedonisë në integrimin sa më të shpejt në Bashkimin Evropioan. Mbështetja jon tha Fishar tani do të bëhet edhe përmes komisionierit të BEs-ë për zgjerim, Shtefan Fule, që vjen nga Cekia.
“Komisioneri ynë, Fule mund të jap kontribut të madh në zgjerimin e mëtejmë të Bashkimit Evropian drejt Ballkanit perendimor ndërsa e kemi parasysh edhe kontestin dypalësh mes Maqedonise dhe Greqisë, të cilin presim që të dyja palët bashkarisht ta tejkalojnë dhe Maqedonia të mund të marrë datën për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian",theksoi kryeministri Jan Fisher.
“Kuptohet, zgjidhja nuk mund të arrihet vetëm nëse njëra palë e dëshiron apo angazhohet për arritjen e saj dhe në këtë kontekst besoj se edhe pala tjetër, Greqi do të bëj angazhime më të mëdha dhe do të ketë mirëkuptim më të madh në tërë proces që të ketë zgjidhje”, shtoi Guevski.
Në takimin e sotëm mes dy delegacioneve, ministrat e punëve të brendshme nënshkruan marrëveshjen kundër krimit të organizuar, ndërsa nesër pritet të nënshkruar edhe marrëveshja për bashkpunim ekonomik dhe idustrial.Kjo marrëveshje do të firmoset në kuadër të forumit ekonomik mes dy vendeve, që pritet të mbahet këtu në Pragë. Para afaristëve nga të dyja vendet, do të flasin edhe kryeministrat Greuvski dhe Fisher, të cilët sot vlerësuan lartë bshkëpunimin ekonomik mes dy vendeve në 5 vitet e fundit. Kryeministri Gruevski nesër do të pritet nga presidenti i Çekisë Vacllav Klaus, nga kryetari i Senatit çek Premisëll Sobotka, si dhe nga kryetari i Dhomës së deputetëve, Millosllav Vëlçek. Maqedonia dhe Çekia kanë vendosur marrëdhënie diplomatike në vitin 1994. (alsat-m)
Shtuar më 10/02/2010, ora 04:54
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori