Gruevski: Nuk do te hyjme ne recesion
Albeu.com
Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski ka deklaruar se nuk pret që ekonomia e vendit të tij të hyjë sërish në recesion. Megjithatë, Gruevski ka pranuar se kriza ekonomike ndërkombëtare, ka pasur efektet e saj edhe në Maqedoni.
“Do të bëjmë çmos që ekonomia këtë vit të jetë një ndër më të mirat në rajon. Kriza ekonomike që përfshiu Evropën ndikoi edhe në rajonin tonë”, ka pohuar Gruevski. Ai ka shtuar më tej se qeveria e tij po zvoglon borxhin e brendshëm në mënyrë që t’u krijojë hapësira bankave për të investuar në ekonomi.
Shtuar më 24/07/2010, ora 18:20
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori