Gruevski kundershton Talerin
Albeu.com
Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski kundërshtoi parashikime e raportuesit të Parlamentit Evropian për Maqedoninë Zoran Taler. “Nuk duhet të lindin ndjenja të gabuara në disa struktura të Bashkimit Evropian”, kështu e komentoi Gruevski deklaratën e djeshme të Talerit.
Në të vërtetë, europarlamentari slloven tha dje se ndjen se në Bruksel disa besojnë se ndoshta në Shkup nuk është aq i madh interesimi për të aderuar në BE dhe se ndoshta janë më të fuqishme disa interesa të tjera.

Përfaqësuesi evropian në Maqedoni, Ervan Fuere, ndërkaq, duke e komentuar dje anketën e gazetës Dnevnik, erdhi në përfundim se në opinion ekzistojnë mosmarrëveshje, andaj edhe bëri thirrje për dialog dhe debat më të madh lidhur me çështjen e emrit.

Por Gruevski kishte të gatshme përgjigjen edhe për këtë. “Kjo është një çështje 20 vjeçare dhe qytetarët e Maqedonisë janë të njohur mirë me të gjitha segmentet dhe hollësitë e kësaj çështjeje. Mendimi te qytetarët nuk është ndërtuar gjatë këtyre tre vjetëve, kështu që nuk duhet të nënçmohen dhe të thuhet se ja tani pushteti u tha kështu dhe ata kështu mendojnë. Ky është një nënçmim për qytetarët”, shtoi Gruevski.

Sipas anketës së gazetës ‘Dnevnik’, më shumë se gjysma e të anketuarve janë për ndërprerjen e bisedimeve me Greqinë lidhur me dallimet rreth emrit, kurse 70 për qind konsiderojnë se Athina kërkon që maqedonasit të heqin dorë edhe nga identiteti nacional dhe gjuhësor. Analizat e një pjese të opinionit ishin edhe se qëndrimi i qeverisë ka ndikuar për epilogun e këtillë, kurse Fuere kërkoi debat më të madh lidhur me emrin që do t’i printe pikërisht pushtetit.
Shtuar më 28/05/2010, ora 22:24
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori