Gruevski: Kemi arritur sukses te madh ne 100 diteshin e pare
Pëlqej
Albeu.com
90 % nga ajo që i patëm premtuar elektoratit, e kemi realizuar. Kështu u shpreh kryeministri Nikolla Gruevski në 100 ditshin e qeverisjes së përbërjes së tij qeveritare.90 % nga ajo që i patëm premtuar elektoratit, e kemi realizuar. Kështu u shpreh kryeministri Nikolla Gruevski në 100 ditshin e qeverisjes së përbërjes së tij qeveritare.
Sipas tij elektorati që i besoi mandatin ka mbetur i zhgënjyer vetëm në 10 për qind, për të cilat Gruevski tha se në periudhën e ardhshme do të përkushtohet që ti përmirësoj. Megjithatë çështjet ekonomike, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, mjedisi hapësinor, gjyqësori, shëndetësia, politika e jashtme, arsimi, Bashkimi Evropian, Bujqësia, Energjetika dhe të tjera, ishin fushat në të cilat Qeveria është përkushtuar në tre mujorin e parë të qeverisjes dhe ka shënuar rezultate të cilat sipas kryeministrit Gruevski janë të dukshme. Gruevski tha se do të vazhdoj me përkushtim të punoj drejtë përmbushjes së premtimeve të dhëna para elektoratit. Gjatë këtij tre mujori, në fokus është edhe përmbushja e kritereve të parashtruara nga Komisioni Evropian.
"Kapacitetet institucionale në periudhën e kaluar ishin plotësisht të përkushtuara në përmbushjen e 8 kritereve të cilat na u dhanë që ti përmbushim në drejtim të integrimit të Maqedonisë në Bashkimi Evropian, … derisa në shtëpi na akuzojnë për izolim, në fushën e politikës së jashtme në kontinuitet është zbatuar një aktivitet i përforcuar diplomatik dhe lobim në drejtim të promovimit dhe ruajtjes të interesave dhe prioriteteve të RM-së", tha kryeministri Nikolla Gruevski.
Por edhe përkundër kësaj raporti i Komisionit Europian që pritet të publikohet javën e ardshme, sipas të gjitha paralajmërimeve do të jetë negativ. Kjo bie ndesh me deklaratat paraprake të Gruevskit. Sipas tij çështja e emrit është shkak për mos marrjen e datës për fillimin e negociatave, ndaj dhe paralajmëroi se do të vazhdoj luftën për mbrojtjen e emrit dhe identitetit.
"Lufta për emrin kushtetues dhe identitetin tonë mbetet, ajo do të jetë një nga sfidat më serioze në periudhën e ardhshme. Por ne mbetemi që me dinjitet të luftojmë, ashtu sic e kanë bërë gjeneratat para nesh", shtoi kryeministri Gruevski.
Në tre mujorin e parë të qeverisjes së Gruevskit me partin e Ahmetit, rezultate janë shënuar edhe në drejtim të implementimit të Marrëveshjes së Ohrit. Kështu u shpreh Gruevski duke theksuar se qeveria synon përforcimin e shtetit multi-etnik.
"Gjatë periudhës së kaluar u ndërmorën të gjitha aktivitetet e nevojshme për implemtimin e pjesës së mbetur të marrëveshjes së Ohrit dhe përfaqësimit të drejtë të përfaqësuesve të bashkësive etnike në organet e administratës shtetërore. Proces i cili po rrjedh me progres të dukshëm dhe konkret. Në këtë mënyrë vazhdojmë me ndërtimin dhe përforcimin e demokracisë multietnike në shtetin tonë", vlerësoi ai.
Gruevski u ndal edhe në luftën kundër krimit të Organizuar dhe korrupsionit, ku përmendi edhe aksionin policor "Hiri", i cili sipas tij është realizuar me sukses.
Bedri Rexhallari , alsat
Shtuar më 01/11/2008, ora 23:36
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori