Vrasja në Durrës, Hoxha: E kishte nuhatur, kishte blerë mjet të blinduar (VIDEO)

Gazetari Artan Hoxha tha në emisionin “Opinion” se vrasja e Edmond Koçit dy ditë më parë në Durrës është e lidhur me një tjetër ngjarje, pikërisht atentatin ndaj Plarent Dervishit në vitin 2019.

Gjithashtu Hoxha tha se ngjarjet kanë lidhje edhe me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji dhe se në fakt zanafilla e tyre janë disa prona në Gjirin e Lalzit.

“Dyshimi me këtë ngjarje për mua është e njëjta dorë, i njëjti autor, është e njëjta skenë. Kanë ndërruar vetëm makinën, nga BMË kanë një benz të të njëjtit kalibër.

Tentativa për trë ekzekutuar Plarent Dervishin u ndoq nga tentativa e një atentati tjetër ku u plagos Arjan Ndoji dhe Rumi i Shijakut. Problemi ka lindur për falsifikimin dhe grabitjen e pronave në Gjirin e Lalzit. Të gjitha palët kanë burime financiare, kanë burime njerëzore janë në gjendje të bëjnë atentate të tilla.  Kujtoni atentatin e prokurorit. I vetmi që humbi jetën ishte shoferi, që  paguhj 300 mijë lekë por në emër të tij të regjistruara në kadastër ishin 24 mijë metër katror. Nuk është çështje bandash, është çështje e mirëfilltë e korrupsionit shtetëtor.

Në të gjitha rastet nuk kemi autor, përveç të dyshuarve si bashëkpëuntor në atentatin ndaj prokurorit.

Po të ishte plarent Dervishaj në Durrës mund të ishte ai personi që do t’i bëhej atentatit, sepse ky ishte miku i ngushtë i tij. Ky person para ca kohësh ka blerë një blind. Pse e ka marr mjetin e blinduar? Sepse e kishte nuhatur”, u shpreh Hoxha duke shtuar se nuk dihej perse ate dite viktima nuk e kishte perdorur mjetin e blinduar./Opinion.al

(Video – atentati ndaj Plarent Dervishit ne vitin 2019)


Shtuar 22.03.2021 23:14