Gruevski i coi ne "pushime", kthehen sepse s'ka ngrohje
Albeu.com
Pensionistët thanë se do të kthehen në shtëpitë e tyre, menjëherë pasi sot falas u vendosën në banjën e Katllanovës. Arsye për këtë janë dhomat e ftohta. Ata kanë frikë se pas gjashtë ditëve qëndrim në të ftohtë do të sëmuren.
"Shikoni si jam veshur, po dridhem nga të ftohtit, nëse ka vend tjetër të vendosem mirë nëse jo do të shkoj në shtëpi. Sa u lavdëruan nëpër televizione sa fjalë kanë harxhuar e tani ku janë".
"Dhoma është shumë e ftoftë, kur të lahemi çfarë do të bëjmë do të sëmuremi edhe më shumë. Le të na lëshojnë ngrohjen ose le të na ndërrojnë dhomat".
Nga drejtoria e banjës thonë se dhomat janë të ngrohta përveç të një korridori në të cilin ngrohja do të rregullohet brenda dy ditësh.
"Bëhet fjalë vetëm për një pjesë, për një korridor të ndërtesës që ata janë të vendosur; në dhoma ngrohja është e mjaftueshme", thotë Svetllana Petrovska, drejtoreshë e bajës së katllanovës.
Pensionistët kanë shfrytëzuar rastin të ankohen edhe për pensionet e ulta, që sipas tyre nuk mund të mbulojnë të gjitha harxhimet për shkak të shërbimeve të larta shëndetësore. Zëvendës ministri i punës dhe politikë sociale Spiro Ristovski thotë se kërkesat nuk janë reale.
"Kjo qeveri është e vetmja e cila ka rritur pensionet për 20 për qind ndërsa më të ulëtat janë rritur me 30 për qind. Me të vërtetë është joadekuate të komentohet se pensionet janë të ulëta tani kur kemi rritje të pensioneve në një vit krize", shton Spiro Ristovski.
Përveç këtyre 130 pensionistëve edhe 370 të tjerë janë vendosur në banjat e Dibrës, Gjevgjelisë dhe Strumicës. Qeveria ka dhënë 90 milion denarë për qëndrimin e tyre. Deri në fund të vitit janë parashikuar që falas në banja të vendosen gjithsej 10 mijë pensionistë.
Shtuar më 06/02/2010, ora 21:55
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori