Gruevski hyri në burg, po Berisha do hetohet për "tankun" 700 milion lekë? (FOTO LAJM)

Makina e blere ne 2010 nga Berisha
Pëlqej
Ish-kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski dhe një vartësi i tij në Ministrinë e Brendshme u dënuan me burg sot nga gjykata e Shkupit pasi kishin shkelur procedurat për blerjen e një makine të blinduar në vlerën e 600 mijë eurove.

Maqedonasit filluan të bënin ironi me kryeministrin e tyre në atë kohë duke e cilësuar një "tank" të vërtetë Mercedesin e blinduar që kishte blerë Gruevski.

Por, një "tank" i ngjashëm është blerë në Shqipëri në vitin 2010 kur në qeveri ishte Sali Berisha. Qeveria ndau 70 000 000 lekë për të blerë një Mercedes të blinduar, i cili u tha se do të përdorej nga parku i delegacioneve, por që u vu në shërbim të Berishës, i cili kishte marrë disa kërcënime në atë periudhë, shkruan Albeu.com.

Përveç disa akuzave në media dhe nga opozita e atëhershme që tani rehatohet në makina po ashtu luksoze, askush nuk kërkoi llogari për shpenzimin kolosal që u bë me taksat e shqiptarëve. /albeu.com/
Shtuar më 23/05/2018, ora 19:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori