Gruevski hesht per marreveshjen me Ahmetin per sheshin
Albeu.com
Kryeministri Gruevski nuk pohon por as përgënjeshtron marrëveshjen me Ahmetin për tejkalimin e dallimeve rreth projektit ‘Shkupi 2014’. Gruevski deklaroi se për të gjitha çështjet e hapura bisedon me partnerin e koalicionit ...... dhe se bisedimet i zhvillojnë në drejtim të gjetjes së ndonjë zgjidhje të pranueshme për të dyja palët.
“Ne për të gjitha çështjet që do të paraqiten të hapura, ose për ato të paqarta, gjithmonë kemi dialog, në vazhdimësi komunikojmë, Kështu që edhe për këtë projekt e kemi diskutuar. Shpresoj se për çdo punë të paqartë edhe më tej do të zhvillojmë bisedime dhe do të gjejmë ndonjë zgjidhje”, deklaroi Nikolla Gruevski, kryeministër i Maqedonisë.
Ndërkohë Alsat mëson se këtyre ditëve është realizuar një takim mes Gruevskit dhe Ahmetit, ku është arritur një marrëveshje që sheshi i Shkupit të reflektoj karakterin multi-etnik të vendit. Jo zyrtarisht meret vesh se nuk është arritur ndonjë marrëveshje konkrete rreth kishës, por në parim Gruevski dhe Ahmeti kanë ra dakord që të tërhiqet vendimi për kishën, ose në rast do të ketë kishë, atëherë të ketë edhe xhami. Gjithashtu gjatë takimit është diskutuar edhe për përmendoret dhe se Ahmeti ka kërkuar që disa prej tyre të jenë të personaliteteve shqiptare, megjithatë nuk është precizuar numri i saktë i tyre. Zhvillimet rreth projektit ‘Shkupi 2014’ sot sërish janë komentuar nga lideri i opozitës, Cërvenkovski. Sipas tij në sheshin e Shkupit nuk duhet të ketë as kishë e as xhami.
“Unë mund vetëm të ju them qëndrimin e LSDM-së. Ne vlerësojmë se më së miri për Maqedoninë si shtet ku kemi një strukturë të këtillë etnike dhe religjioze, apo nëse e marrin edhe për faktin e ndërtimin apo forcimin e identitetit të përgjithshëm nacional, kulturor apo edhe urban, më së miri do të ishte që në sheshin e Shkupit të mos ketë as kishë e as xhami.Si parti klëtë qëndrim do ta prezantojmë në të gjitha nivelet pa marrë parasysh nëse bëhët fjalë në parlament, në këshillin e komunës qendër apo në këshilli e qytetit të Shkupit.”, theksoi Branko Cërvenkovski, kryetarë i LSDM-së.
Projekti ‘Shkupi 2014’ tashmë disa ditë ka nxitur debate të shumta. Dje, këshilli për ndërtimin e xhamisë burmali dhe përfaqësues të BFI-së edhe njëherë kërkuan nga autoritetet që BFI-së ti kthehet toka në sheshin e Shkupit ku më parë ka ekzistuar xhamia ‘Burmali’ me çka ky institucion do të vihej në pozitë të barabartë me kishën ortodokse maqedonase të cilës iu falë toka në sheshin e Shkupit. (alsat-m)
Shtuar më 22/02/2010, ora 16:20
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori