Gruevski: Heqja e vizave sukses i madh per qytetaret
Albeu.com
Kryeministri Nikolla Gruevski e ka vlerësuar heqjen e vizave si një arritje të veçantë për Maqedonisë dhe të gjithë qytetarët e saj. "Me këtë hap qytetarët e Maqedonisë afrohen deri tek idea e Evopës për lëvizje të lirë të njerëzve, shërbimeve, mallrave dhe kapitalit.Me këtë hap qytetarët e Maqedonisë afrohen deri tek përfitimet e idesë europiane", deklaroi kryeministri Gruevski.
Ai premtoi angazhim shtesë për fitimin e raportit pozitiv, për të marrë datë për fillimin e negociatave me BE-në, për sigurimin e perspektivave të qytetarëve të Maqedonisë dhe mundësimit për jetë më të mirë për të gjithë. "Qytetarët tanë këtë e merituan. Ky është sukses i madh për qytetarët tanë”, theksoi Gruevski.
Shtuar më 16/07/2009, ora 03:02
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori