Gruevski: As riformatim e as zgjedhje
Albeu.com
Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski sot sërish theksoi se nuk do të ketë riformatim të qeverisë, por as edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare. “Nuk kemi qëllim të shkojmë drejt zgjedhjeve të parakohshme.
Ne disa herë e kemi thënë këtë. Sa i përket rejtingut, ajo nuk është diçka që ne jemi përqëndruar. Për mua me rëndësi është t'i përmbushim premtimet të cilat i kemi dhënë përmes programit tonë”, deklaroi Gruevski duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve për sondazhet e fundit në media, të cilat atë e nxjerrin si fitues të zgjedhjeve.
Në një anketë të publikuar dje nga Instituti “Pavel Shatev”, partia e kryeministrit sërish doli e para.
Shtuar më 24/02/2010, ora 02:22
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori