Gruevski “shkrin” shqiptaret
Albeu.com
Kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski, ngriti klasifikimin e partise se tij, VMRO-DPMNE, duke mos permbushur kerkesat politike te shqiptareve. Keshtu vleresojne politikanet maqedonas te opozites.Sipas tyre, gjate mandatit trevjecar, ne krye te ekzekutivit, Gruevski ka arritur qe te dobesoje dukshem renditjen e dy partive me te medha shqiptare ne Maqedoni.

“Vetem per 8 muaj, koalicion me VMRO-DPMNE-ne, klasifikimi i BDI-se eshte ulur per 50 %. Mendoj se BDI-se, po i ndodh ajo qe i ndodhi partise se Menduh Thacit.Vleresoj se koalicioni me VMRO-DPMNE-ne, i shkaterron partite shqiptare dhe kjo eshte normale sepse VMRO-DPMNE, ka vendosur pushtet autokrat ne qeveri”, u shpreh Radmilla Shaqerinska, deputete e LSDM-se.

Por, klasifikimi i larte i VMRO-DPMNE-se, nuk e shqeteson partine shqiptare ne Qeverine e Maqedonise,BDI. Perfaqesuesit e kesaj partie, jane te bindur se pavaresisht forces se partnerit maqedonas, kerkesat politike te shqiptareve nuk do te anashkalohen.

“Neqoftese partneri forcohet eshte me problem ceshtja e realizimit te kerkesave apo pozicionimit tone. Por pavarsisht se cilat jane raportet e partive politike shqiptare mendoj se pozita e shqiptareve ne Maqedoni eshte nje pozite, e cila mund te imponoje ndryshime ne trasen politike te shtetit”, u shpreh Teuta Arifi, nenkryetare e BDI-se.

Ne Parlamentin e Maqedonise, nga gjithsej 120 deputete, 64 jane te VMRO-DPMNE-se. Numri me i madh i prefekteve te komunave si dhe presidenti i ri i Maqedonise, Georgi Ivanov, poashtu jane nga radhet e kesaj partie. Ky pushtet i zgjeruar i partise se kryeministrit Gruevski, ndaj pozicioneve te dobesuara te partise shqiptare ne Qeveri, ka shtuar shqetesimin edhe tek opinionin shqiptar ne Maqedoni, se ne vitet e ardhshme mund te rritet diskriminimi dhe te ngec implementimi i Marreveshjes se Ohrit. (tch)
Shtuar më 14/04/2009, ora 00:03
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori