Gruevski : Opsioni i pritur për Kosovën është “pavarësi e kushtë
Albeu.com
Kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski, ka deklaruar në Berlin se, “opsioni i pritur për të ardhmen e Kosovës është “pavarësi e kushtëzuar me elemente të kantonizimit, ose të enklavizimit”.

Më tej Gruevski ka theksuar se sheh sinjale që situata në Serbi përsëri mund të zhvillohet në kahe negative.   “Ngjarjet e fundit ne lidhje me kushtetutën e re, vendimi i G17-plus për dalje nga qeveria dhe kontaktet e shpeshtuara te qeveritareve me përfaqësuesit e Republikës serbe - entitetit me të vogël të Bosnjës, është sinjal për kompensim të mundshëm në rast të humbjes eventuale të Kosovës", ka deklarua Gruevski gjate një vizite në Berlin të Gjermanisë.

Shtuar më 28/10/2006, ora 17:44
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori