Gruaja vdes papritur në urbanin e Tiranës së Re
Rreth orës 15:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në Tiranë të re, në autobus një shtetase ka humbur ndjenjat.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku ka rezultuar se:

Në Tiranë të Re, brenda në autobusin e linjës Tiranë e Re, e ulur në një nga sediljet e autobusit, shtetasja L.F., 53 vjeçe, banuese në Dibër, ka humbur jetën, përcjell Albeu.com.

Sipas mjekutambulancës paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e “arrestit kardiak”

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/
Shtuar më 20/12/2017, ora 16:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori