Gruaja shqiptare vdes në një spital në Itali, vajza e saj padit personelin
Një 66-vjeçare shqiptare ka ndërruar jetë në spitalin e Maniago në Itali, si pasojë e një ataku kardiak, por vajza e saj ka paditur personelin e ndërsa ambulanca ishte vonuar.

Vajza e së ndjerës ka bërë kallëzim në Prokurori për të hetuar, nëse stafi mjekësor ka zbatuar protokollet e urgjencës.

Ngjarja ka ndodhur në datën 23 dhjetor 2016, kur rreth orës 17:30 L. Spiri ka pësuar atak kardiak. Vajza e së ndjerës, Ariana, ka thënë për mediat italiane se ambulanca vonoi që të shkonte.

Sipas saj, personeli mjekësor i kishte thënë se e ëma nuk kishte ndonjë gjë të madhe, por vetëm simptomat e gripit.

"Mami kishte një temperaturë të lartë, por shqetësimi kryesor ishte se ajo kishte vështirësi të mëdha në frymëmarrje.

Pak para orës 17:00 unë kam telefonuar urgjencën. Kërkova një mjek të përgjithshëm, por ai ishte pushim, për shkak të Krishtlindjeve.

Ambulanca erdhi 15 minuta më vonë, por mami im u përkeqësua”, ka thënë Ariana. Pasi mbërriti në spital, mësoi që mamaja e saj kishte ndërruar jetë. /albeu.com/


Shtuar më 02/01/2017, ora 12:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori