Gruaja rrëfen si e goditi burri me sqepar në kokë
Pëlqej
Një tjetër rast dhunë në familje është shënuar sot në Memaliaj, ku një burr 65 vjeç ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Antoneta Myrtaj, e cila u dhunua me sqepar nga bashkëshorti i saj Ferik Myrtaj, tashmë ka frikë edhe për jetën e saj.

Ajo ka tregouar tmerrin e përjetuar duke shtuar se ishin kalimtarët që e shpëtuan nga dhuna e 65 vjeçarit, i cili kishte pirë.

“Ai kishte pirë. Më kanë shpëtuar kalimtarët. Kisha frikë. Ju luta që të mos më qëllonte. Kam 3 vajza dhe ato më thanë se ai është penduar. Jam konfuze, akoma nuk di se si të veproj ta fal apo ta lë në burg. Kam frikë se do më vrasë ”,rrëfen Antoneta.
Shtuar më 18/06/2018, ora 13:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori