Gruaja rrëfen historinë tronditëse me ish-burrin polic: Na rreshtonte në shtëpi dhe...
Rubrika “Shihemi në Gjyq” në emisionin “E Diela Shqiptare” ka sjellë sot historinë e dhimbshme të zonjës Deliko. Ajo ka rrëfyer në studio se gjatë martesës së saj 15-vjeçare është dhunuar vazhdimisht dhe me metoda çnjerëzore nga bashkëshorti i saj.

Dhunë kjo që ka vazhduar edhe pas ndarjes. Nga martesa e tyre ata kanë 4 fëmijë, të cilët sipas saj, gjithashtu janë dhunuar nga bashkëshorti.

Ish-bashkëshorti e mbyllte në një dhomë, nuk e linte të shihte fëmijët, madje e kërcënonte që ajo të mos e denonconte. Për hir të fëmijëve, Deliko ka pranuar gjithçka që bashkëshorti i bënte, por një ditë ajo vendosi të merrte guximin dhe të ndahej prej tij.

Deliko: Jam martuar në vitin 1985 dhe deri në 2001 nuk funksinoi më martesa. Por gjatë kësaj martese unë kam 4 fëmijë, dy djem dhe dy vajza. Po, ish-burrin e kisha shumë të dhunshëm, më dhunonte, më rrihte fëmijët, çfarë nuk punonte mbi mua, më mbante mbyllur. Megjithatë për hatër të fëmijëve e duroja. Hajt sot, hajt nesër, ai sa vinte dhe më keq.

Eni Çobani: Sa vite keni qëndruar në martesë me bashkëshortin tuaj?

Deliko: Rreth 15 vjet! E durova aq shumë sa s’kishte më zonja Eni. Se të ndahet një nënë me 4 fëmijë nuk ndahet kollaj. Se ai ka qenë edhe me punë shteti, polic, dhe vinte i dehur aty, na rreshtonte aty, na drejtonte armën.

Eni Çobani: Ju rreshtonte?

Deliko: Neve nuk flisnim, se unë nuk kisha kujt t’i drejtohesha, as njerëzve të mi se e kisha marrë dhe me dashuri.

Eni Çobani: Një polic i shtetit shqiptar që rreshton familjen nga më i madhi tek më i vogli dhe ju drejton armën! Arsyeja kush ishte?
Shtuar më 12/01/2020, ora 19:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori