Gruaja revoltohet mbi hartën e Shqipërisë: S’e shkel atdheun me këmbë
Një grua është revoltuar ditën e sotme për shkak se harta e Shqipërisë është shtruar në mesin e shesHit “Skënderbej”.

Gruaja, identiteti I të cilës nuk bëhet me dije shihet mjaft e revoltuar teksa nuk pranon të shkelë mbi hartën e atdheut të saj.

Ajo fillon të debatojë me një efektiv policie, i cili thotë gruas që duhet të largohet nga sheshi.

Por, gruaja në video, jo vetëm që nuk largohet por fillon të ulërasë e bërtasë e irrituar duke mbledhur rreth saj edhe shumë qytetarë të tjerë.

“Është turp edhe për ty, edhe për mua që të shkelet Shqipëria me këmbë. E kujt është kjo hartë? E Greqisë? Serbisë? E grekut, e serbit? Kjo është harta ime, është shtëpia ime, është Shqipëria ime! Nuk e shkel atdheun më këmbë…Nuk ka në lindur ata burra këtu që të shkelin Shqipërinë,”- dëgjohet të thotë ajo, teksa fillon të tërheqë një nga karriget që rrëethojnë hartën.

“Mos më prek. Mu largo,”- dëgjohet që i thotë gruaja policit më tej, i cili tenton ta largojë nga sheshi, shkruan fax web.

“Ku jeni more vëllezër, ku jeni moj motra? Paskeni mbaruar? Po ju shkelin Shqipërinë me këmbë. Çfarë paskan bërë kështu?”- vijon më tej gruaja në video.
Shtuar më 19/11/2019, ora 18:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori