Gruaja që surprizoi burrin tek Arbana Osmani: Trilluam, na mbajtën 3 muaj me bukë
Një grua nga Burreli, me emrin Elida ka treguar se hera që ajo e dërguar bashkëshortin e saj, Arianin, për ta surprizuar në emisionin Dua të të bëj të lumtur”, ka pranuar se gjithçka ishte një mashtrim.

Në një përballje me bashkëshortin e saj, një ditë më parë në emisionin “Historia ime”, pasi Ariani e akuzoi Elidën, që e kishte tradhëtuar gjatë kohës që ajo kishte qenë në burg, gruaja rrëfeu gjithçka.

Teksa sqaroi episodin e tradhëtisë, faktin që ishte njohur me dikë tjetër në kohë që bashkëshorti i saj Ariani ishte në burg për tetë muaj, Elida tregoi edhe faktin që disa muaj më parë kishte mashtruar në një emision televiziv.

“Se harrova, edhe emisioni që është bërë herën tjetër, është bërë me dijeni të Arianit, sepse na kanë paguar dy muaj qira dhe na kanë sjellë tre muaj ushqime në shtëpi. Po, kam gënjyer. Kemi rënë në komplot me Arianin që dolëm në emision. Thjesht që të paguanim qiranë dhe të merrnim ushqime. Na paguan dy muaj qura dhe tre muaj na sollën ushqime,”- tregoi ajo.

Në puntatën e 12 janarit të emisionit “Dua të të bëj të lumtur” e drejtuar nga Arbana Osmani, Elida denoncoi për dhunë bashkëshortin e saj, Arianin, i cili përfundoi në burg për tetë muaj.

Kjo puntatë hapi shumë debat në rrjetet sociale, duke e shndërruar viktimën (Elidën) në fajtore, për faktin se kjo e fundit e kishte tradhëtuar. Madje pas këtij rasti AMA (Autoriteti i Medias Audio Vizive) dërgoi një shkresë me shkrim në Top Channel për mënyrën e trajtimit të historisë së Elidës.
Shtuar më 11/12/2019, ora 17:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori