Gruaja që qëlloi burrin: E humba fare, ai flinte herë me mua herë me tjetrën
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Gruaja e cila tentoi të vriste me thikë burrin e saj në gjumë ka sqaruar rrethanat e ngjarjes së ndodhur në të gdhirë të së enjtes.

“Nuk mund të qëndroja më gjatë në Dragu. Prej 15 vitesh, ai flinte herë me mua e herë me gruan tjetër”, ka thënë në polici 36-vjeçarja, Rudina Basha, e arrestuar se qëlloi 6 herë me thikë burrin, ndërkohë që ai ishte në gjumë.

Ajo ka folur për jetën e vështirë që bënte, deri sa vendosi të ndahej e të ikte nga fshati ku ai jetonte edhe me gruan tjetër, me të cilën kishte dy fëmijë, shkruan Panorama.

“Besniku ma nxiu jetën. Donte më shumë gruan e parë dhe fëmijët që kishte me atë. Fshati ziente nga kjo që ndodhte me ne gratë e tij. Para dy muajsh vendosa të largohem nga shtëpia e burrit të ligjshëm. Vuanim për gjithçka. Mbi të gjitha më dhimbseshin gjashtë fëmijët. Bisedova me të afërm të mi dhe mora një shtëpi me qira në Qytet të Ri. Thashë se shpëtova nga Besniku”, ka deklaruar në Polici 36¬ vjeçarja.

Sipas saj, konflikti që shkaktoi plagosjen e 45¬ vjeçarit ka ardhur për shkak të një debati të fortë mes çiftit Basha natën e 27 korrikut.

“I kërkova Besnikut të paguante të paktën qiranë e shtëpisë, pasi e kisha të pamundur ta përballoja me të ardhurat që siguroja. Bëmë shumë debat dhe ai nuk pranoi të më ndihmonte, madje më kërkonte të kthehesha në fshat. Unë nuk pranova. Pas mesnate vendosa ta godas me thikën e bukës. E humba fare, nuk arrij të kuptoj se si ndodhi”, është shprehur më tej Rudina BashaPolici.

Mësohet se Besnik Basha ishte një predikues i rregullt i xhamisë./Albeu.com/
Shtuar më 29/07/2016, ora 21:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 

"Lumturi dhe krenari, mes arbëreshevë që ruajtën gjuhën dhe kulturën për më shumë se 5 shekuj dhe me fëmijë Të mrekulluëshëm!" {Lorik Cana}