Të shtëna me armë zjarri në Kosovë

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar këtë të hënë në Kosovë.

Siç njoftojnë mediet vendase një burrë ka denoncuar në polici se teksa ka qenë duke parkuar mjetin e tij, disa persona të panjohur kanë qëlluar me armë në drejtim të tij.

Policia njofton se nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur 8 gëzhoja.

Njoftimi i Policisë

“VRASJE NË TENTATIVË | Rr. “Destan Bajraktari” 18.12.2022-18:30. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se gjersa ka qenë duke parkuar veturën e tij, nga një veturë persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Përpos dëmeve materiale të lënduar nuk ka. Në vend ngjarje kanë dalë njësitet përkatëse ku janë gjetur dhe janë konfiskuar 8 gëzhoja. Rasti i dedikohet njësive përkatëse për hetime të mëtutjeshme”, thuhet në raport.

/albeu.com/