“Familje”, Eranda Libohova shfaqet me rrethin më të ngushtë, a ishte edhe Irma? (VIDEO)

Prej kohësh tashmë kemi mësuar se motrat Libohova, Irma dhe Eranda të cilat dukeshin të pandara që nga dalja e tyre e parë në vitet ’80 kohët e fundit nuk i kanë mirë marrëdhëniet.

Motrat dihet tashmë se nuk kanë komunikim me njëra-tjetrën, por shkaku i kësaj përçarje që ka mërzitur edhe fansat e tyre nuk është bërë i ditur.

Hërë pas here kemi patur “sinjale” nga Eranda Libohova se raportet mund të rregullohen, por Irma qëndron në heshtje dhe lajmi i mire nuk po vjen.

Së fundmi Eranda ka ndarë një video me motrën tjetër të tyre dhe vajzën e saj ku shkruan: Familje.
Por për fat të keq Irmën nuk e pamë gjëkundi./albeu.com/