Gruaja i iku se e dhunonte, 40-vjeçari tenton të djegë me benzinë fëmijët e tij
Një tragjedi është shmangur vetëm dy ditë më parë në Vlorë.

Dy fëmijët 3 dhe 4 vjec janë tentuar të vriten nga babai i tij i cili i ka spërkatur ata dhe veten me benzinë.

Sipas Policisë, Zigur Veshaj, 40 vjeç, është nisur nga shtëpia e tij me të miturit 3 dhe 4 vjeç duke njoftuar të vëllanë se do vriste fëmijët dhe veten. Por vëllai i tij ka njoftuar policinë që kanë mundur të neutralizojnë situatën.

Fatmirësisht, fëmijët u shpëtuan pasi ai mund ta kishte çuar deri në fund këtë çmenduri”, shprehet e traumatizuar gruaja, Brunilda.

Ndërkohë, mësohet se pas arrestimit 40-vjeçari Zigur Veshaj është dërguar në spitalin psikiatrik “Ali Mihali” të qytetit të Vlorës, pasi vuan nga probleme mendore. /albeu.com/
Shtuar më 10/12/2018, ora 08:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori