E FUNDIT/ Një plumb në kokë, vdes 26 vjeçari
Gruaja i drejtohet policisë së Lezhës pasi e dhunonte e bija
Një tjetër rast dhune në familje është sinjalizuar për policinë, e ku protagoniste janë nënë e bijë. Në grua ka kërkuar ndihmë në policinë e Lezhës, pasi e bija e dhunonte psikologjikisht.

Sipas dëshmisë së gruas, e cila është identifikuar me inicialet B.H., vajza e saj, H.H., prej disa kohësh kishte ushtruar mbi të dhunë psikologjike.

Kjo ka qënë arsyeja që ka shtyrë nënën B.H., banuese në Ishull-Lezhë, të drejtohej dje në polici për të kërkuar ndihmë. Për të u plotësua Kërkesë-Padia për lëshimin e Urdherit të Mbrojtjes së Menjëhershme. /albeu.com/
Shtuar më 09/01/2015, ora 12:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori