Gruaja grabitet me dhunë në rrugë, i marrin 300 euro dhe 100 mijë lekë
Një grua rreth moshës 55 vjeçare është grabitur sot me dhunë në mes të ditës pranë shkollës “Harry Fultz” në Tiranë. Vetë gruaja, e ka rrëfyer e tronditur ngjarjen e pazakontë, teksa një person rreth të 40-ve, e ka ndaluar në rrugë, duke i kërkuar t’i thyejë disa para, me pretendimin se kishte marrë një gjobë.

Sipas deshmise se gruas, grabitësi fillimisht e kishte ftuar ta shoqëronte për në spital por më pas e kishte goditur me bërryl dhe i ka marrë portofolin që e kishte nxjerrë për t’i thyer lekët. Ajo tregon se ka bërë rezistencë, por pa mundur të mbajë portofolin ku kishte 300 euro dhe 100 të vjetra. /albeu.com/
Shtuar më 15/08/2014, ora 12:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori