Gruaja e xhaxhit donte t'i shiste virgjërinë 17-vjeçares në Tiranë? Dëshmia: I zbulova lidhjen
Një vajzë adoleshente denoncoi në polici gruan e
xhaxhait të saj, me pretendimin se ajo i kishte nxjerrë në shitje virgjërinë. Lajmi mori dhenë në shumë portale shqiptare në mesin e muajit Tetor të këtij viti.
17-vjeçarja kishte kallëzuar në Komisariatin Nr.4 të Policisë së Tiranës, se 32-vjeçarja
Dhurata Saliaj, bashkëshortja e
xhaxhait, kishte folur me disa persona në Instagram dhe pretendon se u kishte ofruar atyre mbesën e
burrit.
17-vjeçarja vendosi në dispozicion të hetuesve edhe disa numra telefoni, që sipas pretendimit të saj,
Dhurata Saliaj ia kishte dërguar për të biseduar me meshkujt e supozuar. Policia e Tiranës nisi hetimet për këtë çështje, por nuk ka akoma një rezultat nëse pretendimet për shitjen e virgjërisë janë të vërteta apo kanë mbetur në kuadrin e dyshimeve.
Për të gjithë këtë histori ka folur protagonistja kryesore,
Dhurata Saliaj. Në një intervistë për emisionin Uniko,
Dhurata Saliaj ka treguar arsyen, përse sipas saj, mbesa e
burrit i është kundërvënë dhe ka sajuar historinë e shitjes së virgjërisë.
Sipas
Dhurata Saliajt, ajo kishte zbuluar lidhjen me një djalë të mbesës 17-vjeçare të
burrit dhe për këtë kishte njoftuar familjen. Kjo u bë shkak që adoleshentja të ndahej me të dashurin, dhe për këtë, mbesa e
burrit fajësonte pikërisht
Dhurata Saliajn për prishjen e lidhjes.
Dhurata Saliaj: Siç pretendon K. për mua, sepse unë jam nusja e
xhaxhait të K., që mendon se unë doja t’ia shisja virgjërinë në Instagram, po unë s’i kam nxjerrë as djalë, sepse unë për çfarë i doja lekët kur unë s’kisha nevojë sepse burri punonte, për çfarë më hynin në punë lekët mua.
Cili ka qenë qëllimi i saj? Përse duhet t’ju dëmtonte kur ju pretendoni se e keni rritur?
Dhurata Saliaj: Unë kam punuar edhe në parukeri edhe e merrja K. me vete. E kisha si vajzën time, e merrja. Nga muaji Mars, e shikoj K. që kishte një të dashur. Aty unë kam lajmëruar vjehrrën time dhe i kam që K. e kam parë me një djalë. Aty ajo vjehrra ime e bën të madhe. I kemi thënë edhe babait të K., i kemi thënë dhe bashkëshortit tim.
Vete e takon, mirëpo ai djali si duket e kishte mashtruar, e ka gënjyer, nuk i kishte treguar disa të vërteta, dhe K. ndahet nga ai.
Mua më thoshte pse u tregove ti atyre, herë pas here. Ti s’je gjë për të mbajtur thoshte. E kuptova se ai çuni kalonte përditë para portës sonë, dhe Kiara sa kalonte pjesën tek furra e kapte përdore djalin.
E kam zbuluar, e ka parë dhe vjehrra ime me sytë e vetë. Sa vinte K. në shtëpi bënte vetëm sherr me ne. Mendoj se për këtë arsye K. hodhi çdo gjë ndaj një hakmarrje, sepse u nda me atë djalin.
Shtuar më 10/11/2020,
ora 19:45