Big Mama feston ditëlindjen! Einxhel zbulon “pseudonimin” për të dhe Dj Dagz (FOTO LAJM)

Ditëlindja e Big Mames ka mbledhur disa nga personazhet më të komentuar të momentit, kryesisht të fushës së muzikës dhe televizionit.

Këngëtarja ka festuar me të afërmit e saj të zemrës, por edhe me personazhe të tjerë VIP, siç ishin edhe banorët e Big Brother.

Pjesë e festës së saj të ditëlindjes ishin edhe Dj Dagz dhe moderatorja, Einxhel Shkira. Kjo e fundit publikoi në Instastory një foto të Big Mames dhe Dagz dhe i quajti me një fjalë “kinga”.

Kujtojmë që lidhja mes dyshes është komentuar pafund, pasi jo të gjithë besonin te ndjenjat e tyre./albeu.com/