Gruaja e 'kaubojsit' një xheloze e tmerrshme: Kujdes se mos provoko!
"Shko, por mos provoko”, ishte kjo porosia që i dha Valentina, bashkëshortit të saj Eduart Ndocaj përpara se ky i fundit të bëhej pjesë e spektaklit Dance With Me, në Televizionin Klan.

I ftuar këtë të shtunë në studion e “Rudina”, së bashku me partneren e tij në kërcim Kejvina Kthella, ish-deputeti zbuloi gjithashtu se kur kishte marrë ftesën për të qenë pjesë e spektaklit, Ndocaj i kishte vënë një kusht regjisores Vera Grabocka.

“E kishim kusht me Vera Grabockën në fakt që ta bindte nusen ajo. Ia dhashë unë kusht Verës, që nëse e bind unë vij. Dhe patëm një drekë dhe arriti ta bindi. Porosia e saj ishte: Shko, por mos provoko”.

“Nuk i kam sjellë pak probleme në fakt. Natën e dytë duke ngritur atë vajzën (balerinën) mbi sup, këputa pak mish. Nuk arrita të bëj prova dhe ika në Itali, ndenja deri të dielën. I thashë nuses, më fërko. Po tha, të këpusin shpinën vajzat e Klanit, e do të të fërkoj unë? Gjithsesi arriti të më shërojë,”- tregoi Ndocaj.

Shtuar më 19/10/2019, ora 20:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori