Gruaja e Fiqiri Muçës i shpall "luftë të hapur" Nazimes: Ne s'kemi bukë të hamë
Pas përcjelljes së lajmit se Nazime Visha ishte kërcënuar, një reagim i menjëhershëm ka ardhur nga e veja e Fiqiri Muçës, duke thënë se kërcënimet nuk janë të vërteta.

“Nuk e kemi kontaktuar fare Nazimen dhe as kemi ndërmend ta kontaktojmë.

Ne nuk kemi bukë të hamë dhe jo ti shkojmë pas Nazimes. Ia kemi lënë në dorë shtetit, nuk e bëri dhe tani ia kemi lënë në dorë Zotit.

Shikoni telefonin tonë, po pati lekë telefoni jonë… Nuk duam të merremi më me Nazimen, se na shkatërroi familjen.

Policia të bëjë punën e vete. Urdhër-mbrojtje ti japë, por jo kundër nesh, sepse ne nuk e kemi kërcënuar. Trillon histori për të qenë në qendër të vëmendjes”, tha Mynyre Muça për "Ora News".

Edhe djali i Fiqiriut, tha se nuk e ka kërcënuar: “Të na lërë rehat. Të mos na marrë nëpër gojë. Tani që po na thoni ju e morëm vesh”. /albeu.com/

Shtuar më 26/04/2016, ora 17:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori