Gruaja e Enea Ftoit bën thirrjen ekstreme: Do të var veten!
Ndërkohë që kanë kaluar rreth 3 javë nga vdekja e të riut Enea Ftoi në ambientet e paraburgimit të Korçës, bashkëshortja e tij ende nuk është e qetë.

Ajo kërkon ndihmë pasi bashkë me tre fëmijët e saj të mitur fle në qiell të hapur.

Ajo tregon se prej dy javësh fle tek pazari i Korçës dhe në lulishten e qytetit, pasi nuk ka strehë ku të fusë kokën.

"Prej dy javësh fle se bashku me tre fëmijët jashtë. Flemë tek pazari dhe në lulishtet e qytetit.

Nuk kam asnjë të ardhur. Fëmijët prej disa ditësh që nuk ushqehen. Askush nuk më ka ofruar ndihmë.

Kërkoj një shtëpi ku të strehohem bashkë me fëmijët. Ne te kundërt, do var veten. Policia qe me vrau burrin, të na vrase edhe ne", -tha ajo. /albeu.com/

Shtuar më 05/06/2018, ora 11:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori