Marotta: Skriniar? Optimist për rinovimin

Në margjinat e prezantimit të librit të Marco Bellinazzo, Beppe Marotta ka folur për rinovimin e  Milan Skriniar, dhe CEO zikaltër është ndjerë optimist.

“Ka respekt të madh për Skriniar, ne e dimë se kemi të bëjmë me një profesionist të vërtetë e me vlerë të madhe. Kemi nisur negociatat para disa kohësh, ne po punojmë për të.

Jemi duke parë dhe lojtarë të tjerë në merkato, por për sa i përket Skriniar, jam optimist për një përfundim pozitiv”, është shprehur Marotta./h.ll/albeu.com


Shtuar 18.11.2022 15:44