Gruaja dha dëshmi të rreme, zbulohet e vërteta e aksidentit tragjik në Golem
Pëlqej
Ka marrë rrjedhë komplet tjetër hetimi për aksidentin tragjik që ndodhi sot në Golem, nga i cili humbën jetën dy persona dhe mbeti një fëmijë i plagosur.

Mësohet se 30 vjeçarja Ilda Prroi ka dhënë dëshmi të rreme në polici duke thënë se ishte ajo në drejtim të makinës kur ndodhi aksidenti, ndërkohë që më pas u mësua se drejtues ishte Halil Koka, kurse gruaja në fjalë kishte qenë pasagjere.

Kokës i ishte hequr patenta disa muaj më parë nga Policia Rrugore dhe duket se ky ka qenë shkaku se përse 30-vjeçarja e ka marrë përsipër përgjegjësinë.

Ai i kishte kërkuar Prroit që të merrte përsipër fajin për aksidentin duke menduar se situata për të do të ishte edhe më e rendë.

Njoftimi i policisë
Tiranë

Në vijim të informacionit paraprak

Ne vijim të punës hetimore, Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë në bashkëpunim me Prokurorine kanë arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit tip "Toyota" shtetasin Halil Koka, 40 vjeç, banues në Durrës.

Pas disa veprimeve hetimore, shërbimet e Policisë kanë dokumentuar se ishte ky shtetas drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin rreth orës 07:40 tek Mali i Robit, ndërsa shtetasja I.P., rezultoi se ishte pasagjere në këtë mjet, megjithese në deponimet e para në vendngjarje deklaroi se e drejtonte ajo mjetin kur ndodhi aksidenti.

Materialiet do t'i kalojnë Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Kavajë për veprime të mëtejshme.
Shtuar më 24/02/2018, ora 14:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori