Gruaja bjonde shpallet në kërkim, dyshohet se i mori unazën e martesës një burri
Një grua e cila ka marrë unazën e një personi tjetër tashmë po kërkohet nga policia.

45-vjeçarja besohet se ka marrë një unazë martese, që u denoncua e humbur nga një burrë. Gruaja shihet në kamerat e sigurisë teksa ulet përtokë dhe merr diçka, dhe sipas policisë mendohet se ka të bëjë me unazën që shtetasi me inicialet P.T ka denoncuar.

Shtetasi P.T ka rrëfyer në polici se ditën e humbjes së unazës së martesës, ai kishte shkuar për të bërë pazarin në tregun e fruta-perimeve që gjendet në rrugën “Vasil Shanto dhe pasi ka larë duart ka humbur edhe unazën.

“Aty në rrugë, një burri i ra të fikët dhe unë u mundova ta ndihmoj. Më pas, aty erdhi ambulanca dhe e mori, pas kësaj u afrova te dyqani i fruta-perimeve dhe kërkova pak dezinfektues për të pastruar duart. Unë nuk e diktova që unaza më ra. Bleva qershi dhe u largova”, mësohet të ketë thënë kallëzuesi.

Më pas ka kuptuar se unaza e martesës i mungonte, kallëzuesi e ka kërkuar por më pas është vënë në dijeni se unazën e a gjetur një grua, që sipas tij ka pretenduar se është e saja.

“Më thanë në dyqan që unazën e gjeti një grua përtokë, që kishte këmbëngulur që ishte e saja, pastaj hapëm kamerat dhe ashtu ishte.Një grua ulet dhe merr diçka”, rrëfen burri, i cili këmbëngul në kërkesën e tij për gjetjen e gruas që më pas do t’i kthejë unazën e rëndësishme.

Shtuar më 18/06/2020, ora 14:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori