Gruaja akuzon burrin: Shite lopën për drogë, vajzën e bërë shpërndarëse
Dy bashkëshortë janë përballur sot live në emisionin “Me zemër të hapur’ në ‘News24’ ndërsa kanë shokuar me deklaratat e tyre.

Flamur Mema, i cili pak ditë më parë ishte në emision, ku i kërkonte gruas së tij që të kthehej në shtëpi, kjo e fundit i është bashkuar në studio.

Një javë më parë ai deklaroi se pranonte të falte tradhtinë e bashkëshortes me kusht që ajo të rikthehej në shtëpi, pasi sipas tij ishte larguar me të dashurin.

Pavarësisht kësaj lutjeje, gruaja ka refuzuar kategorikisht kthimin sërish në familje.

Ajo lëshoi një lumë akuzash në drejtim të Flamurit, për të cilin tha se ka qenë për gati 20 vite e varur nga hashashi. Madje Marjeta Mema tha se përveç këtyre vuajtjeve, ajo ishte dhunuar fizikisht për shumë kohë.

Sot në studion Marjeta, pohoi se kishte dy urdhra mbrojtje, ndërsa shokoi se burri kishte mësuar edhe vajzën që të shpërndante hashash.

“Më sillte hajdutë dhe drogaxhinj në shtëpi. Bridhte nga kepi i Rodonit me drogaxhinj nga Kosova. Madje dhe kur linda djalin, më iku qumështi nga stresi dhe se nuk kisha çfarë të haja. Më ka dhunuar, dhe më ka thyer këmbën, më ka çarë kokën në sy të djalit. Më kërcënonte me thikë në sy të fëmijëve.

Madje arriti që të shiste dhe gjërat e shtëpisë, lavatriçe dhe hekur. Kur shkova në shtëpi një herë, gjeta gocën e shtrirë përtokë, dyllë e verdhë nga tymi i hashashit, madje brenda ishin miqtë e tij, dhe vajza e një regjisoreje.

Se kush jam unë e di e gjithë Vora, se unë jam bërë e fortë për fëmijët e mi. Kushërira ime më sjell një lopë. Më merr komshija dhe më thotë; e ka shitur lopën burri jot.

Shkoj në shtëpi dhe e kuptoj që e kishte shitur. Kam shkuar tek personi që kishte blerë lopën dhe i kam dhënë lekët, dhe mora përgjatë natës lopënshtëpi. Pasi i gjeta disa punë dhe më degjeneronte, e marr tek puna ime.

Të gjithë dëshmitarët janë gjallë, mund t’i pyesni. I them meqë nuk punon dot, i thash ‘hapim një fermë’ dhe investova gati 5 milionë lekë. Flamuri ka qenë i dhunshëm. Goditja e parë që kam marrë nga ai ka qenë se nuk u ndez dhoma. Vjehrrës time t’i vijë turp se mbante sehir. Njëra nga kunatat e mia u çmend.

Këta njohin dhunën në familje të gjithë. Unë fëmijët nuk i kam ndikuar që mos t’i duan fëmijët. I thoja Flamurit; mos na hap probleme. Kam që në dhjetor që nuk shkoj dot në shtëpi. Problemet nisën kur u rrit vajza se është adoleshente. Sa herë që ne bëjmë festa, Flamuri e degjeneron festën. Vajza ime është larguar nga shtëpia. Madje është 16 vjeçe dhe ai djalë ka precedentë penale.

E kërkoja për 5 dite dhe Flamuri s’më tregonte. ‘Unë ty të kam një bidon benzinë’, kështu më thotë Flamuri. Ndaj se kam divorcuar Flamurin. Ai i jep edhe vajzës cigare hashashi që t’i shesë. Kjo është e pafalshme”, rrëfeu gruaja mes lotësh.
Shtuar më 02/10/2018, ora 14:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori