Grossruck: BE të rivlerësojë raportin për Shqipërinë
Pëlqej
Wolfgang Grossruck, zv.presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së dhe deputet në parlamentin austriak ka mbajtur një fjalë në parlamentin e vendit të tij në të cilën ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që raporti për Shqipërinë duhet të rivlerësohet mirë dhe saktë.

Zyra për shtyp e Kuvendit të Shqipërisë shpërndau fjalën që ka mbajtur Grossruck në këtë seancë të palamentit austriak. “Shqiperia, te nderuar kolege deputete, ishte vendi, i cili e ka vuajtuar me shume se kushdo regjimin komunist. Ju duhet te me besoni, pasi per mua personalisht eshte i qarte motivi i kesaj fjale. Me shume se 50 vizita dhe qendrime ne Shqiperi me kane dhene mundesine per te pasur atje shume miq, por dhe per te mesuar dhe ditur fatin e shqiptareve, qe u jane neneshtruar vujatjeve dhe persekutimeve. Ne ate kohe kane ekzistuar vrasjet dhe arrestimet politike. Presidenti i Parlamentit, Pjeter Arbnori ka kaluar 25 vitet e jetes se tij i mbyllur ne qeli duke qene cdo dite i kercenuar nga denimi me vdekje”, theksoi Grossruck. Ne keto rrethana, vijoi ai, ky vend eshte cliruar ne fillim te viteve 90-te, si dhe e ka pasur pa dyshim me te veshtire dhe te mundimshme se te gjitha Vendet e Ballkanit rrugen drejt zhvillimit.

“Po kaq e gezueshme eshte, te Nderuar Deputete, pasi kete konstatim mund ta deshmojne te gjithe ata qe kane vizituar Shqiperine, se sa shpejt dhe pozitivisht eshte zhvilluar ky vend dhe sa i shkelqyer dhe i dukshem parqitet perparimi dhe progresi i tij nga pikpamja ekonomike, turizmit dhe e infrastruktures.. Gjithkujt do ti rekomandoja: Vizitoni dhe admironi Shqiperine. Atje do tju presin ne menyren me miqesore. Ne greqishten e lashte fjala “ Hospitea”, “Mikpritja,” perben ne te vertete ne Shqiperi nje realitet, te cilin mund ta ndeshesh dhe perjetosh kudo. Krahas kesaj, Shqiperia eshte nje vend i bukur dhe i mrekullueshen ne buze te Adriatikut. Gjate ketij viti, Institucioni i Televizionit ne Austri e ka zgjedhur dhe rekomanduar Qytetin e Sarandes per Turistet si nje nder destinacionet me te mira nder qytetet turistike jo shume te njohura ne Mesdhe. Edhe ky fakt mbart dicka te gezueshme”, nënvizoi Grossruck.

Nje ndjenje trishtimi te pushton, theksoio Grossruck, kur sheh menyren, se si disa njerez ende sillen me Shqiperine, sikur ky Vend te ishte i rangut te fundit dhe ku gjallon sipas tyre korrupsioni, trafiku i njerezve, dhe krimi. “Kunder ketij imazhi kam bindjen e palekundur, se ne te gjithe duhet te luftojme dhe te nderrmarim gjithshka. Perpara 14- diteve kemi organizuar ketu ne Parlament „Diten e Shqiperise“ me rreth 400 te ftuar, ku Shqiperia mundi te prezantohet me dinjitet. Ne kete kuader, para se gjithash organizatat jo qeveritare austriake kane paraqitur ne menyre shume mbreselenese angazhimin e tyre per Shqiperine. Eshte kjo eshte nje arsye me shume per te mos arritur dot te kuptoj, dhe kete duhet ta theksoj rishtaz, se Raporti aktual i Komisionit te Bashkimit Europian e klasifikon diku Shqiperine, pikerisht atje ku Shqiperise nuk i takon te jete, si dhe nepermjet rezonances se ketij veprimi shtyhen ne kohe Negociatat e Antarsimit me Bashkimin Europian. Nga Foltorja e Parlamentit Austriak une kerkoj ne menyre te prere, qe zoterinjte, qe ndoshta nuk kane shkelur ende ne Shqiperi, duhet ta vizitojne kete vend dhe te krijojne nje tabllo te qarte atje, pasi vetem atehere ata do te arrijne te rivleresojne edhe nje nje here ekspertizen e tyre”, insistoi Grossruck.

Sipas tij, per te gjykuar nga larg dhe me ndjenjen e prepotences mbi nje vend te varfer, eshte gjithmone e thjeshte, kete fenomen e prekim kudo ne Bote. “Ne kohen kur ne udhetojme per te vezhguar zgjedhjet ne keto vende, na duhet mjerisht te shohim se me cfare arrogance ngadonjehere te ashtuquajturit dipllomate shperndajne ekspertizat e tyre. Ata nuk mendojne dhe nuk duan tja dine aspak, se cfare demi shkaktojne ne kete rast, por megjithate ne si Parlamentare, jemi te obliguar per te qene objektive duke shfrytezuar pervojen tone. Per kete arsye, une i kerkoj Bashkimit Europian, dhe kjo duhet te regjistrohet ne menyre protokollare, qe Ekspertiza (Raporti) per Shqiperine duhet te rivlersohet mire dhe sakte”, këmbënguli Grossruck.
Shtuar më 24/11/2010, ora 13:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori