Grosistët kapin prej fyti Shqipërinë: Do mbyllim dyqanet e lagjeve, ikni blini në supermarkete!
Pëlqej
Ka bërë jo pak bujë deklarata e fortë e mbrëmshme e kreut të Dhomës së Tregtisë së Tiranës Nikolin Jaka, i cili tha se do të mbyllen të gjithë dyqanet e lagjeve duke bërë që qytetarët të blejnë vetëm në super markete.

"Dyqanet e lagjeve duhet të mbyllen dhe do të mbyllen brenda 4-5 viteve. Qytetarët duhet të shkojnë të blejnë në supermarkete. Këta pronarë të dyqaneve të lagjes, janë ekonomistë, berberë, këpucarë apo orëndreqës të cilët shumë mirë mund të punojnë në profesionin e tyre"., - tha ai duke ngritur alarmin për problemin e madh të punësimit në vend.

Të regjistruar rezultojnë aktualisht 138 mijë biznese të vogla nga të cilët përfitojnë të ardhura të paktën 2 perona në një familje.

Afërsisht 300 mijë persona i humbin të ardhurat e tyre dhe e gjithë ekonomia shkon drejt monopolit.

Duke u shprehur sikur i njeh mirë këta persona, Jaka thotë me siguri të madhe se ata mund të gjejnë punë në fushën e tyre.

Me një logjikë të thjeshtë, nëse këta persona do të kishin gjetur punë për atë çfarë janë specializuar, nuk do hapnin dyqane lagjeje e të përballonin TVSH-të rrënuese.

Përfaqësuesi i bizneseve të vogla në Tiranë, iu kundërvu plotësisht këtij mendimi të Jakës dhe shtoi se e gjitha kjo po bëhej për të mbyllur këto biznese me qëllim krijimin e monopolit.
Shtuar më 12/10/2017, ora 14:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori