Gripi i derrit rrezikon seriozisht vendin, çfarë thonë specialistët
DY persona kanë ndërruar jetë për shkak të gripit në Shqipëri, i cili dyshohet të jetë H1N ose siç njihet ndryshe "gripi i derrit".

Gjithashtu, dyshohet se edhe një person tjetër i vdekur ka ndërruar jetë pikërisht prej këtij virusi, megjithatë ky rast duhet konfirmuar sipas Silva Binos, shefe e Departamentit të Sëmundjeve Infektive.

"2 raste të konfirmuara me grip dhe një rast tjetër që mendohet për grip, dhe po verifikohet nëse ka qenë si pasojë e gripit, ka ndërruar jetë në Sanatorium", është shprehur ajo për mediat.

Bino ka sqaruar se “Gripi ka intensitet mesatar në rritje, dy javët e fundit kemi një rritje të shpejtë të rasteve me grip, vihet re me infeksionet respiratore akute, që kanë shkuar në 19 mijë rate, por është situatë e ngjashme me vitin që shkoi dhe virusi që qarkullon është Ah1N1”- ka thënë ajo.

Sipas Binos, jemi në sezonin e gripit, kemi intensitet mestar, por rritje të shpejtë. “Nuk është grip derri, dua të qetësoj njerëzit, nuk ka asgjë të pazakontë, është virusi sezonal që po qarkullon, i përfshirë në vaksinën e gripit, vaksinë që në bazë të studimeve që ka për efektivitetin e saj, që kanë ardhur nga jashtë rajonit. Ndërkohë që personat që kanë ndërruar jetë nuk kanë qenë të vaksinuar, janë të moshave 40 deri 60 vjec dhe kanë qenë me sëmundje shoqëruese, dhe është faktor rreziku”- tha ajo.
Shtuar më 04/02/2019, ora 13:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori