Grindje në familje, vret kunatin
Një ngjarje e rëndë ndodhi në orët e pasdites në qytetin e Durrësit, ku një 32 vjeçar është qëlluar për vdekje me thikë, nga vëllai i ish-gruas së tij. Viktima është identifikuar nga policia me emrin Dritan Roçi dhe dyshohet se shkaku i vrasjes të ketë qenë problemet e viktimës me ish- gruan e tij. Ndërkohë blutë e qytetit bregdetar kanë prangosuar disa minuta pas ngjarjes, autorin e krimit, Halil Mema, 41 vjeç. Ngjarja, ku mbeti i vdekur 32 vjecari Roçi ndodhi të martën rreth orës 18. 45 minuta në lagjen nr. 18 të Durrësit, pranë spitalit të qytetit.
Viktima ka ndërruar jetë në vend, pasi ka marrë një plagë të rëndë në zemër, i qëlluar nga ish- kunati i tij. Pasi është ndaluar nga forcat e policisë, autori i ngjarjes ka rrëfyer para oficerëve të krimeve, motivet që e kanë shtyre të vrasë ish- burrin e motrës së tij. Mësohet se fillimisht ai ka pasur një debat me viktimën, ku më pas iu është afruar për ta qëlluar në zemër. Nga hetimet e policisë dyshohet se shkaku i vrasjes, kanë qenë problemet familjare të viktimës me motrën e 41 vjeçarit Mema, i cili ka pranuar edhe krimin në polici. Mësohet se Roçi nuk kishte kryer një divorc në gjykatë, por prej disa kohësh nuk jetonte me motrën e autorit të vrasjes. Ndërkohë në lidhje me vdekjen e Dritan Roçit, janë marrë në pyetje edhe dëshmitarë të krimit, të cilët janë pyetur për rrethenat e ngjarjes.
Shtuar më 14/09/2010, ora 21:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori