Grida Duma tregon si zgjidhet kriza: PD është gati, kush ka këllqe?
Grida Duma, javët e fundit shihet si një zë ndryshe në PD ku ka shprehur qartë qëndrimin e saj politikë.

Duma ka treguar dhe platformën e saj se si mund të zgjidhet kriza politike.

Ish-deputetja ka qenë sot e ftuar në emisionin “Real Story” në “News24” dhe teksa po fliste për librin e saj "Koha për politikë" tha se ka ardhur koha që të veprohet me politikën e ideve.

"Lbrin "Koha për politikë" e kam quajtur pasi politikën duhet ta kthejmë në ‘politikën e ideve". Kredibiliteti i politikës shqiptare ka rënë.

E kam të qartë sesa pak ndihet politika. Partitë e së nesërmes duhet të dinë se si të mbajnë të rinjtë. Marrëdhënia me te rinjtë është e domosdoshme. PD në pak kohë duhet të marrë pushtet dhe për mua do e marrë pushtetin.

Nëse e keqja ka pacipësinë se mos përsëritet, pse mos të përsëritet e mira. Shqiptarët që të jetojnë nevojat bazike, është mëkat i politikës dhe i elitave që janë në këtë vend.

Arsyeja që unë e gjej veten në politikë, është se ajo është arti i bërjes së gjërave. Kush ka këllqe që të mbajë përgjegjësi, duhet të jetë në politikë. Padyshim që PD ka. Lidershpi e çon përpara partinë”, tha Duma.
Shtuar më 31/10/2019, ora 21:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori