Grida Duma tregon çfarë do të ndodh me Ramën nëse nuk hapen negociatat
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka deklaruar se nëse Këshilli Evropian i thotë “JO” hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, detyra kryesore e opozitës shqiptare është të largojë Edi Ramën.

“‘JO-ja’ nga KE për qeverinë është vulosje e fundit. Për ta është vulosje e rënies së tyre. Do përpiqen ta kamuflojnë me cdo mënyrë, që kjo është rënie e Evropës.

Gjithë trajektorja e tyre është “ata”, këta nuk qeverisën asnjë ditë. Do ja lënë Evropës edhe këtë faj. Nuk ka sot asnjë të mençur apo të çmendur që beson se do të reflektojë Rama.

E vetmja gjë që është në shpatullat e opozitës shqiptare, nuk është e lehtë, me radikalitet dhe mjete të pa provuara deri tani, është detyrë e opozitësRama të ikë.

Nëse ka prova, që implikojnë qeverinë në shit-blerjen e votave, duhen trajtuar. Qeveria duhet ta kuptojë që e ka dëmtuar qytetarin shqiptar dhe duhet ta dëmshpërblejë”, tha ish-deputetja e PD.
Shtuar më 12/10/2019, ora 18:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori