Grida Duma “thumbon” Berishën për FB: Nuk mjafton shfryrja … do duhej veprimi!
Një nga zërat e rinj dhe më premtues në PD, Grida Duma ka sqaruar edhe zërat që qarkullojnë në media se pse ajo nuk ka komentuar disa ngjarje të rëndësishme që kanë ndodhur së fundmi ,ndryshe nga sa ka bërë edhe ish-kryeministri Sali Berisha apo kryetari aktual Lulzim Basha.

“Disa ngjarje të këtyre ditëve si humbja e artistëve të mëdhenj si Vaçe Zela, Ibrahim Madhi, Laver Bariu, Bep Jubani, të cilët me madhështinë e vet na kanë bërë krenarë në të qenurit shqiptar, kanë mundur të na sjellin atdheun aty dhe kur shkelnim tjetër tokë, e kanë bërë shpirtin tonë ta dojë më shumë këtë vend dhe kur na ka dhembur vetja në këtë vend; e pra humbja e tyre jo doemos duhet të ndahet dhe komentohet në faqe facebook-u, mbi të gjitha kur kaq shumë të tjerë e bëjnë këtë dhe duket sikur gjithë çfarë mbetet është veçse t’u shtohesh thjesht për t’u numëruar apo edhe për të “përfituar” nga eko e këtyre humbjeve,” , shprehet Duma.

Kjo e fundit shprehet se nuk mjafton shfryrja dhe përshkrimi apo qëndrimi , por duhet veprimi.

“E sigurisht mund edhe të komentohet në facebook, sërish e sërish për një bilanc vdekjesh që në pak ditë, numëron 11 jetë të humbura njerëzish; por kjo thjesht do t’i shtohej gazetave të pafundme, edicioneve të lajmeve të pafundme, analistëve dhe komentuesve të mediave, por ndërsa e mendoj këtë alternativë një zë i brendshëm më thotë së njerëzit kanë aq shumë nevojë për të dëgjuar eko-t e jetëve të tyre të përditshme dhe sa të mundin të largojnë përjetimet e trishta, nëse domosdoshmëria ja lejon.

Çfarë mund t’i shtosh ankthit të atyre që nuk e dinë nëse e nesërmja do t’i gjejë sërish në punë ose jo! Jo nuk do doja kurrsesi të shtoja ankthin e atyre mijëra nëpunësve që veç të tjerash i kanë dëbuar nga puna edhe të ofenduar. Për këtë dhe nën këtë frymë, ndodh të marr vendimin e të mos shkruarit shpesh në faqe në formë postimi, sepse kam një zë të brendshëm që më thotë se nuk mjafton shfryrja dhe përshkrimi apo qëndrimi … do duhej veprimi!”, thekson Duma.

Ndërkohë Grida Duma është përballur edhe me një incident. Ish kandidates për deputete të PD-së, Grida Duma, e cila ka shprehur hapur ambicien edhe për nënkryetare të kësaj force, persona të panjohur i kanë hapur profil të rremë në FB. Kjo e fundit ka këkruar ndihëm e miqve të saj për të mbyllur faqen, ndërsa nuk ka munguar edhe një falënderim prej saj.
Shtuar më 10/02/2014, ora 19:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori